logo
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detajet

Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detajet

14 Nëntor, 2024
0:47

Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detajet

Dy të rinj janë vrarë në një incident me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Klinës.

Ngjarja tragjike ka tronditur Klinën, ndërsa policia ka arrestuar personin i cili dyshohet se është dorasi.

Drejtori Rajonal i Policisë, Shaban Shala, ka konfirmuar detaje rreth rastit, duke deklaruar se viktimat janë të moshës 20 dhe 21 vjeç.

“Kur kemi arritur në vendngjarje, kemi gjetur një viktimë aty dhe i dyshuari kishte ikur. Si pasojë e kësaj, kemi një person që nuk kishte shenja jete dhe një tjetër që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal të Pejës, pasi nuk ka mundur të përballojë plagët,” tha Shala.

Ai duke iu referuar informacioneve paraprale, tregoi se bëhet fjalë për 4-5 gjuajtje me armë zjarri.

Ndërkohë, prokurorja Sahide Gashi ka deklaruar se ende nuk dihen motivet që çuan në këtë akt të rëndë.

Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detajet
Pamje nga vendi i ngjarjes në Klinë

“Rasti është tragjik, pasi ka marrë jetën e dy personave të rinj. Detajet ende nuk i kemi, por jemi në proces të mbledhjes së provave dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes,” tha Gashi.

Ajo shtoi se trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“I dyshuari, edhe ai i moshës së re, është arrestuar falë punës së shpejtë të policisë,” përfundoi Gashi.

Ndërkaq raportohet se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti.

Burimi:gazetaprojekti.com

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Mesazhe Izraelit nga toka saudite
lexo artikullin