Vrasja e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, Apeli ul dënimin për Albert Zajën
Gjykata e Apelit ka ulur me dy vite dënimin me burg të Albert Zajës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati.
Albert Zaja, i cili nuk ka pranuar të jetë i përfshirë në ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit, kishte kërkuar në Apel deklarimin e pafajshëm për akuzën në ngarkim të tij të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim.
Sipas akuzës, i pandehuri ka ndihmuar ekzekutorët të largohen nga vendi i ngjarjes.
Gjykata e Fierit e kishte dënuar Albert Zajën me 21 vite burg. Nga gjykimi i shkurtuar ai përfitonte uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar me 14 vite në qeli.
Ndërkohë Apeli e ka dënuar me 19 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar i ulet në 12.8 vite burg.
Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt 2021 në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij “Mercedez Benz”, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip Range Rover, nga edhe ku e qëlluan.
Kastrati humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip