logo
Vranë dhe groposën babain në kasollen pranë shtëpisë, nis sot procesi gjyqësor ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës, ja akuzat me të cilat përballen

Vranë dhe groposën babain në kasollen pranë shtëpisë, nis sot procesi gjyqësor ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës, ja akuzat me të cilat përballen

16 Janar, 2025
17:15

Prokuroria e Durrësit, ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën.

Raportohet se për Hygerta Metën dhe vëllain Hysenin, është ngritur akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa për Amarildo Metën vetëm akuzë për asgjësimin e kufomës.

Teksa sot do të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, organi akuzës bën me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuzë nga: fshehja dhe asgjësimi i kufomës, në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, duke rënduar kështu pozitat proceduriale të shtetases Hygerta Meta dhe duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllain e saj Hysen Meta për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Kujtojmë që Hygerta Meta ka ndryshuar disa herë versionin e saj, ku disa herë e ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë duke e përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj, por vetëm në fshehjen dhe asgjësimin e kufomës.

Burimi: lajme.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Vuçiq i bën thirrje opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit
lexo artikullin