Vodhi bizhuteri floriri në një argjendari në Durrës, arrestohet 35-vjeçari/ EMRI
Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit. Shkëlzen Elmazi, mbrëmjen e së hënës, grabiti bizhuteri floriri në një argjendari në lagjen nr.11 të qytetit bregdetar.
“Mbrëmjen e djeshme, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte vjedhur në një argjendari në lagjen nr. 11 Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bënë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit Sh. L., 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip