Vllaznia ndjek Egnatian/ Si ndryshon renditja e Superiores pas javës së 26-të
“Abissnet Superiore” ka mbyllur dhe javën e 26-të, me sfida që dhuruan spektakël.
Vllaznia mundi Tiranën ditën e sotme me rezultatin 3-1 në “klasiken” e futbollit shqiptar, me shkodranët që treguan se janë skuadra e momentit. Kuqeblutë tani e shohin veten katër pikë larg Egnatias kryesuese, teksa Tirana ndodhet jashtë “Final 4″.
Në derbin e Durrësit, Teuta mundi Erzenin me rezultatin 3-0 duke u ngjitur kështu në renditje dhe duke vazhduar me misionin mbijetesë.
Në sfidat e djeshme, Partizani mundi Kukësin në shtëpi, Laçi u mposht nga Skënderbeu dhe Egnatia barazoi me Dinamon.
Rezultatet e javës së 26-të
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip