logo
VIDEO/ Super Cristian Shpendi, sulmuesi gjen golin e 18-të sezonal me Cesena-n

VIDEO/ Super Cristian Shpendi, sulmuesi gjen golin e 18-të sezonal me Cesena-n

2 Mars, 2024
0:38

Cesena është duke fituar ndaj Entella-s me rezultatin 3-0 në takimin e javës së 29-të të Serie C dhe mes protagonistëve është edhe sulmuesi i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Cristian Shpendi.

Shpendi realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 34’, duke i dhuruar siguri dhe duke treguar edhe njëherë formën e mirë që ai vetë po kalon.

Sulmuesi “kuqezi” është golashënuesi më i mirë i këtij kampionati, ndërsa deri tani numëron 18 gola.

Golat e Shpendit kanë qenë shumë vendimtar për Cesena-, që momentalisht kryeson me 71 pikë, plot 12 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Torres.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Bayern ndalet nga Freiburg, Leverkusenit i “shtrohet” rruga drejt titullit kampion
lexo artikullin