logo
VIDEO/ ‘SAG Awards’, aktori ngjitet në skenë i dehur

VIDEO/ ‘SAG Awards’, aktori ngjitet në skenë i dehur

25 Shkurt, 2024
15:16

Pedro Pascal u shfaq i dehur në skenën e SAG Awards ku mori çmimin për performancën e jashtëzakonshme nga një aktor mashkull në një serial dramë për rolin e tij në “Last of Us”.

“Kjo është e gabuar, për shumë arsye. Um, jam pak i dehur. Mendova se mund të dehesha”, tha fillimisht ai duke pranuar çmimin.

Aktori e quajti çmimin një nder të jashtëzakonshëm dhe donte të falënderonte kolegët e tij të nominuar, por tha se nuk mund të mbante mend asnjë nga emrat.  Ylli i “Mandalorian” më vonë ka biseduar me Tan France në prapaskenë, ku stilisti e pyeti nëse ishte i kënaqur me fjalimin e tij.

“Nuk mbaj mend çfarë thashë,” pranoi Pascal.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Dua ta fus në gropë fare”/ Gazi dhe Romeo Veshaj thurin planin për të “fundosur” Julin: Do i ikë zari atij…
lexo artikullin