VIDEO/ Plagosja në Grudë, Muhamet Rrumbullaku mbërrin në Shkodër
Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku u plagosën dy persona ka bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku të mbërrijë menjëherë në ambientet e policisë së këtij qyteti.
Kreu i policisë do të zhvillojë një takim lidhur me ngjarjen e rëndë të plagosjes së dy shtetasve, Gjergj Ndërshtiqaj dhe Gjon Nika.
Në këtë takim ndodhet edhe prokurori i Shkodrës Albert Murçaj dhe drejtori i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.
Ngjarja ndodhi pak më herët, në fshatin Grudë. Policia, kur mbërriti, ka gjetur dhe makinën e autorëve të djegur. Në makinë janë gjetur armë, ndërkohë që bashkë me dy të plagosurit ka qenë dhe një person i tretë.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip