VIDEO – Nën avujt e alkoolit, çunat e Belës këndojnë këngë dashurie
Një video me protagonistë Ergys Verdhon, ish-drejtor i KESH dhe Evis Berberin, drejtor i ARRSH, është kthyer në virale në rrjetet sociale.
Dy personazhet e afërt me zëvendëskryeministren Belinda Balluku shfaqen në ambientet e një bari duke festuar me gotat me alkool në shoqërinë e personave të tjerë dhe duke kënduar në duet këngë dashurie.
Nga pamjet, krijohet përshtypja se pija u ka rënë në kokë.
Emrat e të dyve kanë qenë prezent në media javët e fundit. Ergys Verdho u largua nga detyra e drejtorit të KESH në fund të Janarit dhe sipas disa raportimeve largimi lidhet me aferën e dyshuar të anijeve-gjeneratorë në Vlorë.
Ndërsa një javë më parë, në media u raportua se në banesën e protagonistit tjetër të videos, Evis Berberi, është kryer një kontroll i befasishëm nga agjentët e BKH-së, që kanë gjetur në banesën e kreut të ARRSH-së një shumë monetare prej 50 mijë eurosh.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip