VIDEO! Ky është momenti kur policia futet në “Big Brother Vip Albania” dhe arreston Liam Osmanin
Liam Osmani, i njohur si Liam Mandiaro, u arrestua nga policia, nje ditë pasi u bë pjesëtar i “Big Brother Vip Albania”.
Në emisionin “Top Story” drejtuar nga Grida Duma, u publikuan pamjet ku shihet momenti kur Liam Osmani merret në pranga, i cili nuk kishte as 24 orë që ishte futur në shtëpinë e madhe.
Kujtojmë që Osmani u ndalua pasi Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
RPReplay_Final1709635290
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip