Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Alba Vukaj, po vazhdon të jetë ende e komentuar në media e faqet rozë.
Bukuroshja nga Shkodra ka zgjedhur disa ditë pushimi, teksa momentalisht ndodhet në ishujt Karaibe. “Diku në detin e Karaibeve”, ka shkruar ajo.
Ajo shfaqet me një palë bikini blu, ku ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.
Alba është pëlqyer shumë gjatë kohës sa ishte në Big Brother për maturinë dhe edukatën që shfaqi në atë format.