Debatet brenda shtëpisë së “BBV3” nuk kanë fund. Dy prej konkurrenteve të formatit të cilat shpeshherë debatojnë me njëra-tjetrën janë dhe Egla me Françeskën të cilat kanë bërë po të njëjtën gjë dhe ditën e sotme.
Françeska është pozicionuar në fund të shtratit të Eglës, ku kjo e fundit ka qenë e shtrirë në të dhe i ka kërkuar Françeskës të largohej prej aty.
Teksa Françeska nuk ka pranuar të lëvizi, Egla e ka shtyrë dhe e ka rrëzuar banoren.
‘Çohu se do vritesh zemra. Ik se je dhe me puçra mos më prek çarçafët. Ik se je me shumë puçra. Puçra o puçra!’- është drejtuar Egla për Françeskën.