logo
VIDEO e djegies së BMW X5-sës në Vlorë, autori blen bidonin me benzinë dhe i vë flakën (EMRAT)

VIDEO e djegies së BMW X5-sës në Vlorë, autori blen bidonin me benzinë dhe i vë flakën (EMRAT)

4 Mars, 2024
13:39

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së 2 marsit në lagjen “24 Maji” të qyteti bregdetar, ku iu vu zjarri me lëndë djegëse automjetin tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit Andi Selmanaj.

Autoritet bëjnë me dije se kanë arrestuar autorin e dyshuar, ku në pranga është vënë shtetasi Gazment Merkaj, 42 vjeç nga Vlora. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë duke blerë në një pikë karburanti bidonin me benzinë dhe më pas shkon në oborrin ku ishte parkuar makina dhe pasi lag mjetin, i vë zjarrin.

Sipas Policisë, kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të konflikteve të vazhdueshme së Andi Selmanajy me autorin, pas vjedhjes me armë në banesën e vjehrrit të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Do hidhet në erë ura e Krimesë”, dalin përgjimet e personelit ushtarak! Rusia thërret ambasadorin gjerman
lexo artikullin