Vendimi i papritur/ Rama anulon vizitën në Elbasan për “Ditën e Verës”
Kryeministri Rama mësohet se ka anuluar vizitën e tij nesër në qytetin e Elbasanit, në kuadër të festimeve për Ditën e Verës në këtë qytet.
Sipas burimeve për A2 CNN, për kryeministrin Rama ishin planifikuar ditën e nesërme (14 mars) dy orë qëndrimi në Elbasan.
Kreu i qeverisë do të merrte pjesë në disa aktivitete të organizuara në sheshe dhe parqet e qytetit për ta mbyllur takimin në një kafe me artistët elbasanas. Ndërsa në orën 12.00 do të largohej nga qyteti.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip