Vëllazëri ballkanike para porte
Një gol në një fushë futbolli u përdor nga Kyriakos Mitsotakis dhe Aleksandar Vuçiç për të dërguar një mesazh bashkëpunimi midis Greqisë dhe Serbisë në prag të një vizite të kryeministrit grek në Beograd.
“Më vjen mirë që jam me mikun tim Aleksandar dhe e falënderoj shumë për mikpritjen. Jam i sigurt se sonte dhe do të shënojmë shumë gola në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në bashkëpunimin tonë”, shkroi Mitsotakis.
“Jam i lumtur që mund të pres një mik të madh të Serbisë, jam krenar për marrëdhëniet tona personale, besoj se do të arrijmë rezultate të mëdha në përmirësimin e bashkëpunimit midis popujve vëllezër, serb dhe grek”, ka shkruar Vuçiç. /tesheshi.com/
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip