Vëllai i Meriton Mjekiqit paralajmëron padi për shpifje ndaj Dario Dokës
Vëllai i Meriton Mjekiqit, Rinori, ishte ditën e sotme (e diel) i ftuar në studion e emisionit “Fan Club”.Ai ka deklaruar se do të ketë padi për secilin person që shpif për konkurrentin e BBVA 3.
Rinori i është referuar deklaratave të grimerit Dario Doka, i cili në rrjetet sociale thoshte se: ‘Meritoni i kishte shkruar për 4-she në hotel’.
“Do ketë padi për secilin që bën deklarata të tilla. Kam folur me avokatin në Prishtinë”, tha Rinor Mjekiqi.
“Nuk do të zgjatem më shumë. Kaq”, vazhdoi ai.
Pak kohë më parë Dario në një postim në InstaStory, akuzoi Meritonin se ky i fundit i kishte kërkuar të bënte marrëdhënie seksuale katërshe, por ai nuk kishte pranuar. Këtë deklaratë e pranoi edhe në një lidhje telefonike për “Fun Club”, javën e kaluar.
Burimi: lajme.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip