logo
Vaji i kastorit për qerpikët, flasin ekspertët!

Vaji i kastorit për qerpikët, flasin ekspertët!

13 Mars, 2024
7:54

A keni dëgjuar për vajin e kastorit dhe efektin e tij në rritjen e qerpikëve? Vaji i kastorit del nga bima Ricinus communis dhe është e njohur për përdorimin që në Egjiptin e lashtë dhe gjithë përfitimet në lëkurë dhe çështjet e bukurisë. Dermatologia Marisa Garshick thotë se kjo bimë është e pasur me proteina, antioksidantë, lëndë ushqyese dhe acide yndyrore, që janë ideale për hidratimin e lëkurës së kokës dhe flokëve.

Vaji i kastorit për qerpikët, flasin ekspertët!

Por, cili është ndikimi i këtij vaji në rritjen e qerpikëve? Ka shumë pikëpyetje apo dyshime në lidhje me këtë çështje, pra nëse vërtet vaji i kastorit ndikon apo jo në rritjen e qerpikëve. Dermatologia Aleksandra Brown thotë se nuk bëhet fjalë për rritje reale të qerpikëve, por për forcim dhe trashje të tyre. Sipas Brown, vaji i kastorit përmban 90% acid ricinoleik, i cili ka përmbajtje të lartë trigliceridesh që ndihmojnë në hidratimin dhe forcimin e qerpikëve, ndërsa përdorimi i shpeshtë i këtij vaji i bën qerpikët të duken më të trashë dhe më të plotë.

Natyra hidratuese e vajit të kastorit ndihmon në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm për forcimin e tyre, ndërsa ka edhe veti antimikrobike dhe anti-mykotike te qerpikët. Ka dy mënyra për të përdorur vajin e kastorit te qerpikët: aplikimi i vajit direkt në qerpikë ose përdorimi i një produkti që përmban vajin si një përbërës kryesor. Mënyra më e mirë sipas dermatologes Gretchen Frise është përdorimi i këtij vaji direkt në qerpikë. Si fillim hidhni disa pika vaji në pjesën e qepallave të syve, i mbuloni me pak fasho dhe më pas i shpëlani. Bëjeni shpesh këtë ritual për të parë rezultatet në fund.

Vaji i kastorit për qerpikët, flasin ekspertët!

Ndërkaq, qerpikët artificialë tanimë janë kthyer në një trend por shumë pak e dinë se ato janë të rrezikshme. Ekspertët theksojnë rrezikun e përdorimit të qerpikëve artificialë në shëndetin tuaj. Dr.Elizabeth Hawkes, kirurge kozmetike thotë se qerpikët artificialë dhe extension mund të jenë një kërcënim serioz për shëndetin tonë. Hawkes paralajmëron që extension (zgjatja e qerpikëve) mund të shkaktojnë rënie të tyre, ndërsa ato artificiale mund të rrisin rrezikun e infeksioneve.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Një letër për letrën e 144 artistëve për të ‘shpëtuar’ Elia Zaharian! – Mentor Kika
lexo artikullin