logo
Ushqimi më i ri hibrid nga laboratori është orizi “mishtor”

Ushqimi më i ri hibrid nga laboratori është orizi “mishtor”

15 Shkurt, 2024
11:31

Shkencëtarët kanë krijuar një lloj të ri ushqimi hibrid një oriz “mishtor” që ata thonë se mund të jetë një burim i përballueshëm proteinash. Kokrrat poroze janë të mbushura me qeliza yndyrore dhe muskulore viçi, të rritura në laborator. Orizi fillimisht u lye me xhelatinë peshku për të ndihmuar qelizat e viçit të ngjiteshin dhe kokrrat u lanë në një enë për 11 ditë që të kultivoheshin.

Studiuesit thonë se në të ardhmen ushqimi mund të shërbejë si “zgjidhje për urinë, racionet e ushqimeve të ushtrisë apo edhe të hapësirës”. Mbetet për t’u parë nëse konsumatorët do ta pranonin dhe do ta blinin nëse do të dilte në treg. Orizi hibrid është pak më i fortë dhe më i brishtë se orizi i zakonshëm, por përmban më shumë proteina, raporton revista Matter.

Sipas ekipit të Universitetit Yonsei në Korenë e Jugut, ai ka 8% më shumë proteina dhe 7% më shumë yndyrë. Krahasuar me mishin e viçit, ai lë një gjurmë më të vogël karboni pasi metoda e prodhimit eliminon nevojën për të rritur dhe kultivuar shumë kafshë. Për çdo 100 g proteinë të prodhuar, orizi hibrid vlerësohet të çlirojë nën 6.27 kg dioksid karboni, ndërsa prodhimi i viçit çliron tetë herë më shumë në 49.89 kg.

Orizi hibrid është një strukturë për rritjen e qelizave të mishit dhe gjithashtu i furnizon me lëndë ushqyese. Ushqimi laboratorik tashmë ka nisur të vendoset në raftet e supermarketeve. Singapori kohët e fundit filloi t’u shesë klientëve produktin e parë në botë të pulës së kultivuar në laborator. Ndërkohë, Italia ka mbështetur një projekt-ligj për të ndaluar mishin e prodhuar në laborator që të ruajë traditat ushqimore të vendit.

Burimi: teve1.info

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Dobitë që kemi nga konsumimi i kërpudhave
lexo artikullin