logo
Ursula von der Leyen synon mandat të dytë si shefe e BE-së!

Ursula von der Leyen synon mandat të dytë si shefe e BE-së!

19 Shkurt, 2024
14:39

Ursula von der Leyen do të synojë që të sigurojë një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian. Nëse e fiton, zyrtarja europiane do të mund të bëhet ndër figurat më të rëndësishme që përfaqëson bllokun europian me 450 milion banorë, brenda një gjenerate.

Komentet i bëri duke folur në një konferencë për media, pas takimit të Partisë Demokristiane në Berlin.

Pas pesë viteve në krye të bllokut me 27 anëtarë, si dhe përballjes me shumë sfida, përfshirë pandeminë e koronavirusit e dy vitet e para të luftës së Rusisë në Ukrainë, emri i 65-vjeçares është shtyrë përpara nga partia e saj gjermane Unioni Demokristian dhe kjo gjë do të zyrtarizohet kur një grup partiak në nivel europian, të mblidhet në kryeqytetin rumun Bukuresht, muajin e ardhshëm.

Presidenti i partisë, Friedrich Merz, vuri në dukje se kjo forcë e ka zgjedhur në mënyrë unanime von der Leyenin që të jetë kandidatja për të fituar sërish atë post.

Në Konferencën e Sigurisë, që është mbajtur gjatë fundjavës në Mynih të Gjermanisë, von der Leyen ka deklaruar se BE-ja do të prezantojë një plan për strategji të re në mbrojtje e që synon të lehtësojë procedurat e blerjes së armatimit mes vendeve të bllokut.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do ta zgjedhin kreun e Komisionit, pas zgjedhjeve që do të mbahen në Parlamentin Europian, në muajin qershor.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Më kapën, më çuan në pyll, më rrahën…”, trondit mes lotësh Meri Shehu!
lexo artikullin