Rusia përdori kimikate toksike në më shumë se 200 sulme në fushën e betejës vetëm në janar, ka pohuar Ukraina.Shtabi i përgjithshëm ukrainas tha: “U regjistruan 815 raste të përdorimit të municioneve të ngarkuara me kimikate toksike nga Federata Ruse. Nga këto, vetëm në janar 2024 – 229 raste.”
Moska ka mohuar më parë akuzat për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, në vend të kësaj duke akuzuar Kievin për përdorimin e tyre – gjë që Ukraina e mohon. Asnjëra palë nuk ka paraqitur prova.
Më parë, Ukraina ka akuzuar Rusinë për përdorimin e kloropicrinës, e cila është përdorur si gaz helmues në Luftën e Parë Botërore.Deklarata e fundit thoshte se Rusia kishte përdorur vazhdimisht gaz lotsjellës në granata. Kjo është e ndaluar në fushën e betejës nga Konventa Ndërkombëtare e Armëve Kimike.