UEFA rihap procesin e shitjes së biletave, shqiptarët pa fat për Euro 2024!
UEFA ka rihapur këtë të mërkurë procesin e rishitjes së biletave për ndeshjet e Europianit 2024. Rishitja konsiston me nxjerrjen në treg të biletave nga ata që i kanë siguruar më herët në faqen e UEFA dhe për një arsye nuk do mund të jenë pjesë e eventit.
Të paktë kanë qenë tifozët e Shqipërisë që kanë siguruar një biletë, pasi kuqezinjtë nuk lëshojnë biletat e siguruara. Për ndeshjen kundër Kroacisë sektori i UEFA nuk ofron asnjë biletë, ndërsa të pakta kanë qenë ato me Italinë dhe Spanjën.
Ato që dolën në tregun e rishitjes së UEFA-s u blenë menjëherë, kjo duke treguar interes të shtuar për kuqezinjtë. Në grupin B të Euro 24 Shqipëria ka kundërshtarë emra si Italia, Spanja dhe Kroacia.
Rishitja e biletave do zgjasë deri në orën 11:00 të së enjtes (14 mars). Euro 2024 zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrik në Gjermani.
Ndeshjet e Kombëtares shqiptare në Euro 2024:
Grupi B
Itali – Shqipëri, 15 qershor 2024 21:00 (Dortmund)
Kroaci – Shqipëri 19 qershor 2024 15:00 (Hamburg)
Shqipëri – Spanjë 24 qershor 2024 21:00 (Dusseldorf)
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip