UEFA dënon Bayern, pa tifozë në një ndeshje çerekfinale të Champions League
UEFA ka marrë vendimin që të mos lejojë fansat e Bayern Munich të mbështetin ekipin e tyre gjatë ndeshjes që skuadra gjermane do të zhvillojë jashtë fushe në çerekfinalet e Champions League.
Kjo vjen pasi tifozët bavarezë, hedhen tymuese dhe lëndë piroteknike në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndaj italianëve të Lacios gjatë sfidave të luajtura për fazën e 1/16-ve të Champions.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që UEFA detyrohet të marrë një vendim të tillë për kampionët e Gjermanisë, pasi në dhjetor ata e gjobitën klubin me një shumë prej 40,000 eurosh me të njëjtat akuza, kësaj radhe në ndeshjen që Bajern pati me Kopenhagën.
Bajern Mynih mundi Lacion me rezultatin e përgjithshëm 3-1, duke u kualifikuar për çerekfinalet e Champions League. Shorti do të hidhet të premten në orën 12:00, ndërsa datat e zhvillimit të ndeshjeve të para janë 9 dhe 10 prill, kurse ato të kthimit do të zhvillohen me 16 dhe 17 të po të atij muaji.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip