U njohën në “reality show”, Ueda dhe Arlindi do të bëhen prindër për herë të parë
Ueda Ndrecaj dhe Arlind Gashi, çifti fitues i emisionit të dashurisë “Love Island Albania” do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë Ueda me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka postuar një video, ku shihet në krahët e partnerit, teksa në duar mban foton e ekos.
“Kur 2 bëhen 3”, shkruhet ajo krah postimit.
Kujtojmë që Ueda dhe Arlindi u njohën dhe krijuan lidhje brenda realityshoë “Love Island Albania”. Dashuria e tyre vijoi edhe pas përfundimit të këtij emisioni, teksa tashmë kanë njoftuar se do bëhen prindër.
Burimi: lajme.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip