U arrestua nga policët serbë në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, flet për herë të parë ish banorja e BBV
Finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, modelja Juliana Nura, ka treguar përmes disa videosh në InstaStory se është arrestuar nga policët serbë të Policisë së Kosovës në Shtërpcë më 17 shkurt të këtij viti, në ditën kur Kosova festoi përvjetorin e saj të 16-të.
Xhuli po drejtonte makinën dhe njëkohësisht ndau historinë me ndjekësit, të cilën e ka regjistruar atë ditë.
“O njerëz të bukur, dua t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës,më 17 shkurt 2024. Jam në Shtërpcë për momentin, ky qytet është i serbëve para se të shkosh në Brezovicë, ku jam duke shkuar unë për një takim. Hera e parë në jetën time që u futa në burg dhe më lidhën me pranga sepse unë erdha nga Amerika për të festuar dhe vendosa të shkoj në Brezovicë. Bile ja ku jemi, këtu jemi te policia, më lidhën me pranga për dy orë, dhe po dua t’ju tregoj se atë ditë, ishin disa policë serbë, të veshur si Policia e Kosovës, më folën serbisht në Ditën e Pavarësisë së vendit tim. Nuk di nëse është mirë që po e them këtë publikisht, por më preku aq shumë, sa i shava në shqip.
Me brengë u thashë ‘na keni masakruar’ dhe ata më përgjigjen ‘ne thjesht po bëjmë punën tonë për pavarësinë’. Unë s’jam nacionaliste, por dua të theksoj: gjuha e parë në Kosovë është shqipja. Kushdo që jeton në këtë vend të bukur duhet të mësojë shqip. Pastaj vjen anglishtja si gjuhë ndërkombëtare. Më ofenduan, më mbyllën në makinë dhe u munduan të më gjuanin me shuplakë, asnjë polici nuk ia lejoj këtë, sepse nuk është e drejtë të bëhet diçka e tillë. Kosova duhet të jetë një vend për të gjithë nacionalitetet, pa marrë parasysh gjininë apo prejardhjen. Por gjuha zyrtare është shqipja, dhe të paktën duhet të dihet aq sa të përshëndetësh, të falënderosh, gjëra themelore. Por jo, ata më folën serbisht dhe prisnin që unë të flas shqip, duke më mohuar të drejtën time.
Ngjarja e ndodhur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës ka tronditur ndjekësit e Xhulit dhe ka nxitur një debat të gjerë në rrjetet sociale rreth respektimit të gjuhës dhe identitetit në Kosovë.”
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip