logo
Tronditet Korça, 61-vjeçari vret 40-vjeçarin dhe më pas veten

Tronditet Korça, 61-vjeçari vret 40-vjeçarin dhe më pas veten

28 Shkurt, 2024
23:43

Dy persona kanë mbetur të vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Korçë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, një person ka qëlluar me armë zjarri një tjetër dhe më pas veten. Të dy kanë humbur jetën.

Një prej viktimave është Emiljano Pine alias Jorgo Prifti, rreth 40 vjeç, ndërsa tjetri, i cili qëlloi Pinen dhe më pas veten, është Ilo Lluka, 61 vjeç.

Krimi

Krimi ndodhi rreth orës 20:25, në rrugën ‘Koço Golniku’ (lagjja nr. 18)

Ilo Lluka dyshohet se ka qëlluar me pistoletë Pinen, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Pas kësaj, ai ka qëlluar veten, duke humbur jetën.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes”, shtuan të njëjtat burime.

Lexo edhe:

Konflikti për pronën, dyshimet për vrasjen në Korçë

Vrasja në Korçë, kush është autori (FOTO)

Ngjarja me dy viktima në Korçë, kush është 40-vjeçari i vrarë

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

U tha se thumboi Arbana Osmanin për ‘Big Brother VIP’, reagon Dea Mishel
lexo artikullin