logo
Tre kartonë të kuq në ndeshjen Lacio-Milan, pezullohet arbitri Di Bello

Tre kartonë të kuq në ndeshjen Lacio-Milan, pezullohet arbitri Di Bello

2 Mars, 2024
14:17

Marco Di Bello, arbitri i ndeshjes mes Lazios dhe Milanit, përfunduar me shifrat 0-1 në favor të kuqezinjve, është dënuar me një muaj pezullim nga aktiviteti.

Di Bello u gjykua më së shumti për kartonin e dytë të akorduar ndaj Pellegrinit në momentin që ky i fundit shkaktoi një faull pasi kishte kërkuar më parë që loja të ndalej për një lojtar të dëmtuar në radhët e Lazios.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Cilit prej banorë të “BBV3” i është rritur më tepër numri i ndjekësve në Instagram?!
lexo artikullin