logo
Trafikonin kartmonedha fallco me vlerë 1 milionë euro/ Arrestohet banda me anëtarë pakistanezë

Trafikonin kartmonedha fallco me vlerë 1 milionë euro/ Arrestohet banda me anëtarë pakistanezë

2 Mars, 2024
20:40

Policia spanjolle bëri 14 arrestimeditën e sotme duke çmontuar një bandë që trafikonte kartëmonedha të falsifikuara prej 100 eurosh, me vlerë totale prej1  milion eurosh. Kartmonedhat kalonin të pazbuluara nëpër ATM dhe pajisje të tjera dhe trafikoheshin në Itali, Francë, Greqi dhe Spanjë .

“Kartëmonedhat e prodhuara nga organizata ishin të punuara me dorë dhe me cilësi shumë të lartë, pasi përdornin bojëra speciale, filigranë dhe elementë të ndryshëm të krijuar për të anashkaluar mekanizmat e zbulimit”, tha zëdhënësja e Policisë Kombëtare Spanjolle, Elisa Rebolo.

Me seli në Napoli, Romë dhe Barcelonë, banda e njerëzve me origjinë pakistaneze trafikonte kartëmonedhat në vendet e Mesdheut, tha policia. Policia tha se arrestoi trafikantët e kartëmonedhave të falsifikuara në aeroportin e Barcelonës dhe në stacionin e autobusëve të qytetit. Në të dyja rastet ata posedonin kartëmonedha të falsifikuara me vlerë 70 mijë euro.

Operacioni policor përfshiu forca në Spanjë, Itali dhe Greqi. Filloi nëntorin e kaluar pasi një numër i madh i kartëmonedhave të falsifikuara u zbuluan në Barcelonë.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Komisionet hetimore, Xhaferri: Kushtetuesja të ‘çlirojë’ Parlamentin nga pengmarrja!
lexo artikullin