logo
Tjetërsimi i pronave/ Dënohet me 1.4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frroku

Tjetërsimi i pronave/ Dënohet me 1.4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frroku

1 Mars, 2024
16:06

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 2 vite burg ish-kreun e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij ka zbritur në 1.4 vite burg.

Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” në lidhje me tjetërsimin e pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin, hetime që nisën në vitin 2019-të, kur SPAK arriti të provojë përfitimin në mënyre të paligjshme të 66 mijë metrave katror tokë në bregdetin e Lezhës, më vlerë 13 milionë euro.

Gjithashtu, ai është dënuar nga GJKKO dhe me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar. Vendimi është marrë këtë të premte nga gjyqtarët Erjon Bani, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi.

Në vendim thuhet se Fran Frrokaj do të fillojë dënimin nga dita e marrjes formë të prerë të këtij vendimi dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, të cilët po ashtu janë shpallur fajtor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, GJKKO ka marrë këto vendime:

Gjithashtu, Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit pasuritë e paluajtshme të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal si mëposhtë:

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Roza flet me banorët: Pashë në ëndërr duke bërë seks…
lexo artikullin