logo
Tjetër gafë e Biden, ngatërron dy herë Gazën me Ukrainën

Tjetër gafë e Biden, ngatërron dy herë Gazën me Ukrainën

2 Mars, 2024
11:32

Nuk kanë fund gafat dhe gabimet e presidentit amerikan. Të premten, Joe Biden njoftoi se kishte urdhëruar ushtrinë të vazhdonte me dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Të paktën kështu mendoi të thoshte.

Mirëpo, në deklaratat që ka bërë në Shtëpinë e Bardhë, përballë kryeministres të Italisë Giorgia Meloni, Biden u ngatërrua duke thënë Ukraina dhe jo Gaza.

Situata u sqarua më vonë nga zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, i cili tha se presidenti “i referohej Gazës”.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Mynihu po lufton kullat
lexo artikullin