Tjetër “dorë e zgjatur” socialiste me të zgjedhurit e Berishës
Si po sillet qeverisja me të zgjedhurit e Berishës në pushtetin lokal, ato pak fitore në Lokalet e kaluara?!
Një çështje e patrajtuar deri më sot në media, ajo se a po u kthen shpinën Rama bashkive që mbajnë vulën “non grata” prej të zgjedhurve nga Berisha apo ajo, po merr vëmendje nga shenja shpirtmadhësie politike nga ana e mazhorancës.
Kështu, pasi dyshja e ministreve Balluku-Kumbaro përfillën e u takuan me kryebashkiakun e Memaliajt, si i zgjedhur nga Foltorja, është Spiropali ajo që shkon e takohet me kryebashkiakun e Fushë Arrësit që vjen nga e njëjta vathë politike.
“U prita së pari nga Kryetari i Bashkisë, Z.Hil Curri.
E çmoj qytetarinë dhe profesionalizmin e kryetarit Curri që ofron bashkëpunim institucional dhe njerëzor në funksion të mbarëvajtjes së punëve, shtimit të vëmendjes dhe rritjes së investimeve, në të mirë të banorëve të Fushë-Arrëzit pa dallim bindjesh politike.
Në vijim vizitova disa institucione të qeverisjes qendrore për të parë nga afër punën, cilësinë e shërbimit, si dhe përgjegjshmërinë ndaj trajtimit të ankesave e shqetësimeve të qytetarëve”, shkruan socialistja që humbi Fushë Arrësin, por ama fitoi Shkodrën si drejtuese politike në këtë qark.
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip