logo
Tiranë/ Sherr me thika në një prej shkollave të kryeqytetit! 14 vjeçari përfundon në spital

Tiranë/ Sherr me thika në një prej shkollave të kryeqytetit! 14 vjeçari përfundon në spital

12 Nëntor, 2024
17:41

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e djeshme në një prej shkollave të kryeqyteti.
E bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare ‘Kolë Jakova’, ku dy 14 vjeçarë janë zënë me thika me njëri tjetrin. Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Ndërsa për 14 vjeçarin tjetër, janë referuar materialet në Prokurori nga Komisariati nr.3 në Tiranë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës “Kolë Jakova” 14-vjeçari është konlfiktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Nuk do ta besoni sa e re duket nëna e Butrint Imerit!
lexo artikullin