logo
Tirana rikthehet të luajë në shtëpi, përcaktohet stadiumi për derbin e kryeqytetit

Tirana rikthehet të luajë në shtëpi, përcaktohet stadiumi për derbin e kryeqytetit

12 Mars, 2024
18:54

Tirana ka luajtur muajin e fundit gjithmonë jashtë fushës së saj, edhe pse ishte pritëse.

Bardheblutë kanë qenë në fakt udhëtuese në çdo sfidë në muajin e fundit, pasi ka luajtur në “Elbasan Arena” ndeshjet si pritëse. Kjo pasi fusha e “Selman Stërmasi” është në gjendje të mjerueshme prej shumë kohësh.

Por këtë fundjavë, udhëtimi i saj merr fund, pasi do të kthehet përsëri të luajë në kryeqytet. Shkak bëhet derbi i javës së 28 ndaj Dinamos, që merr një rëndësi shumë të veçantë për të dy skuadrat të cilat janë kthyer në rivale direkte për një vend në “Final Four”.

Tirana ka gjetur akordin me FSHF dhe do të jetë pritëse në impiantin tjetër të kryeqytetit, “Air Albania”, edhe për shkak se këtë muaj aty nuk luhen ndeshje të Kombëtares A.

Takimi është i planifikuar të luhet të dielën në orën 17:00.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

“Guardia di Finanza” bastis zyrat e Milanit, zbulohet mashtrimi me pronësinë e klubit
lexo artikullin