“Ti se di ç’më ka ndodhur mua me babin”/ Heidi debaton me Meritonin
Pas Julit, Heidi ka debatuar mesditën e sotme edhe me Meritonin. Kjo pasi ky i fundit e ka provokuar me një pyetje teksa i përmend babain. E prekur Heidi i është kthyer duke i thënë të mos i prekë gjërat personale që ka përjetuar jashtë.
Siç tregon banorja nuk ka qenë aspak e lehtë periudha kur babai i saj përmes një mesazhi kërkoi që ajo të largohej nga formati i “Grande Fratello”, pasi filloi të njihej me banorin më të madh në moshë Massimiliano Varese.
Ditët e fundit në shtëpi nuk kanë qenë aspak të lehta për banoren. Heidi dhe Romeo i dhanë fund lidhjes dhe kanë vendosur të vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në “Big Brother Vip”.
Biseda e plotë në videon më poshtë:
Burimi: iconstyle.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip