logo
Thiaw rikthehet në stërvitje

Thiaw rikthehet në stërvitje

10 Shkurt, 2024
19:05

Malick Thiaw është më pranë se kurrë rikthimit nga dëmtimit që e mban larg fushave nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Gjermani ishte prezent në stërvitjen e fundit të Milanit dhe kreu me sukses pjesën më të madhe të saj. Sfida e radhës për kuqezinjtë është ajo ndaj Napolit, por vështirë se Thiaw do të jetë nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli.

Objektivi është që 22-vjeçari të jetë në dispozicion për sfidën ndaj Rennes në Europa League ose ndaj Monzës në kampionat. Sa i takon dy mbrojtësve të tjerë të dëmtuar në radhët e Milanit, Tomori dhe Kalulu, pritet që të jenë gati në fundin e muajit shkurt apo maksimumi në fillimin e marsit

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Ekspertët: SHBA dhe Gjermania të gjejnë mënyra alternative për të ndihmuar Ukrainën!
lexo artikullin