logo
Tërmeti i fuqishëm në Japoni, pamje të frikshme se si ‘shkunden’ ndërtesat

Tërmeti i fuqishëm në Japoni, pamje të frikshme se si ‘shkunden’ ndërtesat

25 Shkurt, 2024
15:39

Mëngjesin e sotëm, Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë, teksa autoritetet vendase kanë lëshuar një paralajmërim për cunami.

Lëkundjet e forta sizmike u ndjenë në Ishikawa, sipas transmetuesit kombëtar NHK, shkruan The Guardian.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami përgjatë rajoneve bregdetare të prefekturave Niigata dhe Toyama.

Dallgët kanë arritur deri në 5 metra në Noto.
Banorëve në këto zona iu është kërkuar që të largohen menjëherë.

Ende nuk ka informacione zyrtare sa u takon dëmeve.

Burimi: blogin.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Shisnin doza kanabisi në afërsi të një shkolle, arrestohen 4 të rinj
lexo artikullin