Tërmet i fuqishëm në Turqi
Një tërmet me magnitudë 4.9 është shënuar mbrëmjen e sotme në Yenice, Çanakale të Turqisë, në orën 21.38 me orën lokale.
Sipas autoriteteve turke, tërmeti kishte një thellësi prej 10,44 kilometrash dhe zgjati rreth 35 sekonda. Guvernatori i Çanakales, İlhami Aktaş, tha për mediat se “nuk është konstatuar asnjë situatë negative”, ndërsa shtoi se verifikimet në terren vijojnë.
Megjithatë, mediat vendase raportojnë se tërmeti është ndjerë i fortë në zonën rreth epiqendrës dhe krahinat përreth.
Lëkundjet raportohet se janë ndjerë edhe në pjesën europiane të Stambollit.
Sipas mediave turke, në disa zona, banorë kanë dalë në rrugë nga frika e paslëkundjeve më të fuqishme.
Burimi: boldnews.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip