Tërheqja ukrainase nga Avdiivka, presidenti Biden fajëson Kongresin Amerikan!
Presidenti Joe Biden fajësoi Kongresin Amerikan për tërheqjen e trupave ukrainase nga Avdiivka në Ukrainën lindore, duke vënë në dukje se “mosveprimi i Kongresit çoi në këtë disfatë”. Shtëpia e Bardhë doli me një njoftim pas një telefonate të Biden-it me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky:
Pas vonesave të gjata, Senati Amerikan miratoi së fundmi planet për ndihmë të re për Ukrainën me vlerë rreth 60 miliardë dollarë. Kjo shumë do të përdorej për t’i dërguar Ukrainës, raketa, municione dhe të tjera pajisje ushtarake.
Po ashtu, zv.presidentja amerikane, Kamala Harris, dje zhvilloi një takim me Zelensky-n në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Ndërsa paketa e re e ndihmës për Ukrainën përballet me kundërshti të shumta nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, presidenti Zelensky u shpreh se “shumica e popullsisë amerikane mbështet kauzën e vendit të tij”.
Ndihmat perëndimore për Ukrainën duken se janë të domosdoshme, ndërsa nga fusha e betejës për Kievin dhe aleatët erdhën lajmet aspak të mira mbi tërheqjen e ushtrisë ukrainase nga qyteti i shkatërruar lindor Avdiivka, duke i hapur rrugën ushtrisë ruse të bëj përparimin më të madh që kur pushtoi qytetin e Bakhmutit, majin e kaluar.
Gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi, i cili mori komandën e ushtrisë ukrainase javën e kaluar, tha se forcat janë zhvendosur në pozicione më të sigurta jashtë qytetit.
Sipas ekspertëve, gati dy vjet që nga nisja e agresionit, tërheqja është shenja më e qartë se si vala e luftës është kthyer në favor të Moskës pasi një kundërofensivë ukrainase dështoi të depërtonte linjat ruse vitin e kaluar.
Ndërsa kërkon rizgjedhjen muajin e ardhshëm, presidenti rus Putin siguroi një fitore në fushëbetejë duke hedhur një tjetër hap të vogël drejt synimit të Rusisë për të siguruar kontrollin e plotë të dy provincave që përbëjnë rajonin industrial të Donbasit.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip