logo
Tekniku i Gjeorgjisë i lumtur me shortin në Nations League

Tekniku i Gjeorgjisë i lumtur me shortin në Nations League

9 Shkurt, 2024
21:35

Mund të thuhet se ka patur një karrierë të suksesshme, si lojtar dhe ashtu po vazhdon të jetë edhe në rolin e menaxherit. Ish-anësori i mbrojtjes së Monaco e “Bavarezëve” të Bayern Munich, Willy Sagnol prej 15 shkurtit të vitit 2021 ka në dorë “frerët” e Kombëtares së Gjeorgjisë, teksa i ka ngritur të në një nivel të lartë këta të fundit.Nga Liga D e Nations League, tashmë “Kryqtarët” janë në Ligën B, ku shorti i pasdites të së enjtes që sapo lamë pas i pozicionoi në të njëjtin grup me Ukrainën, Republikën Çeke e “Legjionarët” tanë, sfida këto tepër interesante për teknikun francez, i cili në një koment të shkurtër rreth shortit është shprehur se do të mësojë shumë nga këto sfida.

“Para disa vitesh kombëtarja gjeorgjiane luante në Ligën D, ndërkohë që tani jemi pjesë e Ligës B. Kjo tregon se futbolli gjeorgjian është në rrugën e duhur. Mezi po presim të përballemi me Ukrainën, Shqipërinë dhe Çekinë, skuadra shumë të mira. Një grup i vështirë, por ne do të marrim përvojë dhe do të mësojmë shumë nga përballjet me këta kundërshtarë”,- tha Sagnol.Ndërkaq, kujtojmë se Gjeorgjia ndodhet në çiftin e tretë të fazës “play off”, ku fillimisht do të përballet me përfaqësuesen e Luksemburgut e në rast fitoreje do të ndeshet me fituesin e çiftit Greqi-Kazakistan, ku në rast sigurimi të një bilete për në fazën finale, të Euro 2024 do të pozicionohej në grupin F, së bashku me Turqinë, Portugalinë e Republikën Çeke.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Inagurohet statuja madhështore e Kobe Bryant
lexo artikullin