Të shtunën prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të shtunën nga ora 14:00 do ta prezantojë përzgjedhësin e ri të Kombëtares.
Selektor i ri pritet të jetë gjermani Franco Foda. 57-vjeçari në karrierën si trajner ka udhëhequr Kaiserslauternin, Sturm Grazin, Zurichun dhe kombëtaren e Austrisë.
Foda do ta zëvendësojë sllovenin Primozh Gliha, të cilit i skadoi kontrata me të përfunduar cikli eliminator për “Euro 2024”.
Burimi: teve1.info
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip