Të flasësh për Gazën duke lëpirë akullore!
Reagime u shkaktuan nga qëndrimi, për shumë, apatik i presidentit amerikan kur iu kërkua të komentonte mundësinë e vendosjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.
Duke u dukur i papërgatitur për të theksuar se si do të arrihej një armëpushim, qoftë edhe me një akullore në dorë, Joe Biden vazhdoi të bënte një hamendje jo aq delikate.
President Biden said he hopes a cease-fire between Israel and Hamas can take effect by early next week.
Biden commented on the negotiations in New York after taping an appearance on NBC’s “Late Night With Seth Meyers.” pic.twitter.com/lPydb0HDqs
— The Associated Press (@AP) February 27, 2024
Ai parashikoi se armëpushimi ka të ngjarë të fillonte gjatë fundjavës, por nuk bëri deklarata të mëtejshme për të vërtetuar qëndrimin e tij. Më pas ai ndryshoi vlerësimin dhe paksa i hutuar tha se ndoshta në fund të fundjavës do të bihet dakord për armëpushimin për të filluar zbatimin e këtij traktati nga e hëna.
Biden komentoi çështjen kryesore gjeopolitike nga brenda një dege të zinxhirit të akulloreve Van Leeuwen në New York, pasi përfundoi një intervistë me Seth Meyers në emisionin e tij NBC.
Eating an ice cream as you discuss a possible ceasefire in Gaza is so inappropriate. pic.twitter.com/chI72X7j7b
— Piers Morgan (@piersmorgan) February 27, 2024
“Është kaq e papërshtatshme të hahet akullore ndërsa diskutohet për një armëpushim të mundshëm në Gaza”, komentoi gazetari i njohur britanik Piers Morgan.
“Kjo duket e papërgjegjshme dhe pa takt”, shkroi analisti izraelito-amerikan Mairav Zonszein në një postim në rrjetet sociale.
Nga ana e tij, gazetari amerikan Jeremy Scahill foli për një njoftim “surreal” të Bidenit për armëpushimin e mundshëm në Gaza, shoqëruar me akullore.
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip