logo
Sy më sy/ Kurti fton Vuçiç-in të nënshkruajnë Marrëveshjen në OKB

Sy më sy/ Kurti fton Vuçiç-in të nënshkruajnë Marrëveshjen në OKB

9 Shkurt, 2024
11:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që në seancën e jashtëzakonshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara te nënshkruajnë Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes nuk është vetëm formalitet, por është garanci për implementimin e saj të plotë, përkundër ofertave të mia të përsëritura, Vuçiç ka refuzuar të nënshkruaj, prandaj e ftoj ta nënshkruajmë këtu sot menjëherë duke theksuar rolin e Kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie, ky akt simbolik do të tregonte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore”. – potekcoi kryeministri I Kosoves

Sipas Kurtit, Serbia refuzon dy obligime kyçe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos respektojë integritetin territorial.

Duke folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Kurti ka akuzuar Vuçiç si financuesin dhe mbështetësin e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës.

“Rreth 80 paramilitarë të mbështetur nga Serbia filluan një sulm të paprovokuar ndaj patrullës policore në Kosovë duke rezultuar me vdekjen e policit Afrim Bunjaku dhe lëndimin e dy të tjerëve. Përkundër përpjekjes terroriste duke përdorur edhe pelegrinët e pafajshëm si mburoja, Policia jonë i ka shmangur këto viktima. Më 27 shtator Serbia shpalli ditë zie për terroristët e vrarë nga Policia e Kosovës dhe nga operacioni anti-terrorist. E vërejtët që sot Vuçiç po rikujtonte disa serbë që janë lënduar apo plagosur në incidente të ndryshme, por nuk i përmendi tre serbët e vrarë, pse nuk i përmendi këta? Sepse e di që ata kanë qenë terroristë të financuar, mbështetur dhe orkestruar nga ai vetë dhe për këtë tre serbët e vrarë nuk u përmendën fare”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka potencuar edhe se Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës nuk ka për qëllim dëmtimin e asnjë komuniteti që jeton në Kosovë, por ndalimin e ilegalitetit.

“Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës nuk e dëmton asnjë komunitet që jeton në Kosovë”. Sipas tij Beogradi nuk mund të lejohet të financojë “pafund kriminelët e vetë dhe terroristët e vetë në Kosovë”.

“Rregullorja nuk bën asgjë, as nuk e ndalon e as nuk e pengon Qeverinë e Serbisë që të ofrojë ndihmë financiare për serbët e Kosovës. Gjithçka tjetër është propagandë e rrejshme dhe nxitje e tensioneve” – theksoi Kurti

Rregullorja, sipas tij, sjell ligjshmëri të importit të parave në Kosovë në përputhje me kushtetutën dhe politikën monetare të BE-së.

“Beogradi ka ngritur alarm jo për shkak të këmbimit të dinarit në euro, por për shkak se po ndalohen thasë me dinarë në kufij dhe ata ankohen jo për shkak të brengës për qytetarët serbë të Kosovës, por sepse ato tubacione të parave në Veri të Kosovës po ndalen”. – u shpreh Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar si të rreme pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se në Kosovë po persekutohen serbët. Këto komente Kurti i bëri në fillim të fjalisë së tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

“Këto pretendime të rrejshme të persekutimeve po vijnë nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20-të”.

Kurti ndër të tjera ka potencuar se ideja që Kosova po kryen spastrim etnik apo persekutim ndaj komunitet serb “është thjesht gënjeshtër që është demantuar nga shumë organizata ndërkombëtare”.

“Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumë-etnike për të gjithë. Me krenari themi që e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, 20 ulëse të garantuara në parlament nga 120 në total, prej të cilave 10 janë të serbëve veçanërisht. Serbët në Kosovë kanë po ashtu 10 nga 38 komunat në Kosovë. Gjuha serbe është gjithkund gjuhë zyrtare”.

Të hënën, Serbia kërkoi seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të situatës në Kosovë, për të cilën pretendon se është “në kontrast të fortë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Vetëm 10 minuta në ditë për t’u kujdesur për veten/Laura Xhaxhiu zbulon përfitimet e ‘face yoga’!
lexo artikullin