logo
Sulmuesi Vlahovic “ngec” sërish ndaj Napolit!

Sulmuesi Vlahovic “ngec” sërish ndaj Napolit!

4 Mars, 2024
16:56

Me Napolin nuk i ecën. 2024 deri tani ka qenë bujar me Dusan Vlahovic që e ka nisur duke shënuar 9 gola, por nuk ka thyer dot tabunë Diego Armando Maradona, zero gola me fanellën e Juventusit, pavarësisht rasteve që nuk i munguan të dielën mbrëma.

3 vetëm në pjesën e parë, një goditje me kokë, një top që u stampua në shtyllë dhe një goditje jashtë shënjestre.

Pastaj një goditje dhe një tjetër shans në pjesën e dytë. Vlahovic u ndal në mbrëmjen ku u zhbllokua më në fund Federico Chiesa, duke realizuar golin e tij të dytë në këtë vit pas atij ndaj Sassuolos. Ulje-ngritje të një dysheje që udhëhoqi Juventusin në pjesën e parë të sezonit, por që tani nuk po gjen dot të njëjtën harmoni. Vlahovic nuk kërkon justifikime, dhe pas ndeshjes foli duke marrë përsipër gjithë përgjegjësinë.

“Sulmuesi i Juventusit duhet të jetë vendimtar, dhe unë nuk isha. Kisha raste të rëndësishme që mund të zgjidhnin ndeshjen por gabova. Nuk kërkoj justifikime, nëse dua të bëhem ai që dëshiroj, duhet t’i shfrytëzoj këto situata. Skuadra bëri një ndeshje të madhe, por nëse do të kishim shënuar do të kishte shkuar ndryshe.

Komplimente shokëve të mi, dhamë gjithçka, nëse do të kisha finalizuar një nga topat për gol do të kishte shkuar shumë më ndryshe. Kur nuk ndjek intuitën gjërat nuk ecin. Në rastin e tretë doja të merrja topin përpara por pastaj vendosa të gjuaja menjëherë. Duhet të bëj më mirë, do të vazhdoj të punoj dhe jam i bindur se golat do të vijnë. Objektivi im është të bëhem një sulmues i madh, por problemi është që nuk fituam. Shpresoj të rikthehem te goli që nga ndeshja e radhës”.

Vlahovic nuk do të jetë në fakt ndaj Atalantas pasi mori një të verdhë me të cilin mbush numrin e kartonave që e detyron të mungojë në takimin e radhës të Juventusit.

“Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe vitin e ardhshëm të pretendojmë titullin. Unë në fund të sezonit do të jem i kënaqur nëse fitojmë një trofe dhe kualifikohemi për në Champions. Gjërat personale i lë mënjanë, dhe në Champions dua të shkojmë si të dytët në klasifikim, jo të tretët”./ Supersport

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

‘Nuk thuhen këto gjëra’/ Bardhi komenton debatin Sara-Françeska
lexo artikullin