Sulmi i radhës mbi Mona Lisa-n “e pafajshme”
Dy aktiviste mjedisore derdhën supë së fundi mbi xhamin e blinduar që mbron “Mona Lisa”-n në Muzeun më të madh në botë, Muzeun e Luvrit, duke e justifikuar veprimin e tyre me dëshirën për të promovuar “të drejtën për ushqim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”, njoftoi France Presse.
Piktura e famshme e artistit të Rilindjes Leonardo da Vinci, e cila është ekspozuar pas xhamit mbrojtës që nga viti 2005, ka qenë tashmë disa herë objektiv i vandalëve, kujton kjo media.
Në maj 2022, një burrë i maskuar si një grua e moshuar në një karrige me rrota hodhi një tartë kremi te Mona Lisa.
Edhe atëherë piktura mbeti e padëmtuar, pasi lënda mbeti në xham. /tesheshi.com/
Burimi: tesheshi.com
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip