Sulm në metronë e Nju Jorkut, një i vrarë e 5 të plagosur!
6 persona u qëlluan me armë zjarri në një stacion metroje në Bronks, e njëri prej tyre humbi jetën.
Episodi që ngjalli panik në vend, nuk është zbardhur ende plotësisht: një zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut pohoi se për momentin nuk është bërë asnjë arrestim.
Ajo po kështu nuk ofroi detaje mbi gjendjen e 5 të lënduarve, por mediat lokale thonë se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Dy grupe adoleshentësh, thuhet të njoftim, ndodheshin në tren kur dyert e tij u hapën në stacion dhe diksuh nisi të qëllonte.
Krimet në sistemin e metrosë së Nju Jorkut konsiderohen të rralla: rreth 3.8 vetë përdorin metronë mesatarisht një ditë në jave, dhe Autoriteti Metropolitan i Transportit raportoi 570 sulme në të gjithë vitin 2023.
Të shtënat me armë zjarri janë edhe më të rralla: në vitin 2022, kur një person me armë plagosi 10 persona në një tren në Bruklin, ishte sulmi i parë i këtyre përmasave në sistemin e metrosë që nga viti 1984.
Frika për rrezikun në metro u rrit në fillim të pandemisë, kur shkalla e krimit në metro u rrit në fillim të vitit 2020, megjithatë ra sërish në nivele normale në vitin 2021.
Në Teksas ndërkohë, një grua e veshur me një pallto të gjatë dhe e shoqëruar nga një fëmijë hapi zjarr në një kishë të mbushur me njerëz përpara se të qëllohej e të vritej nga forcat e rendit.
Gruaja, e identifikuar më vonë nga policia Genesse Ivonne Moreno, 36 vjeç, ishte me djalin e saj shtatëvjeçar, i cili u plagos rëndë gjatë shkëmbim zjarrit të ndodhur në Houston. Hetuesit thanë se sulmuesja kishte shkruar “Palestine” në pushkën e saj, ku ishin gjetur edhe shkrime antisemite.
Burimi: vovmagazine.al
Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip