logo
Studim/Rregullimi dhe trajtimi i flokëve rrit vetëbesimin!

Studim/Rregullimi dhe trajtimi i flokëve rrit vetëbesimin!

1 Mars, 2024
9:36

Të kesh flokë të bukur e të rregulluar ndikon shumë në rritjen e vetëbesimit tek një grua dhe sipas një hulumtimi, 56 % e grave kanë ndryshuar flokët e tyre deri në 8-10 vjetët e fundit. Siç raportohet nga mediet britanike, të kesh flokë të sapolarë dhe të rregulluar ose t’i ndryshosh ato në një ngjyrë të re, janë ndër 10 gjërat kryesore që i ndihmojnë gratë të ndihen mirë me veten.

Një sondazh, me 2,000 gra, zbuloi se më shumë se gjysma kanë provuar deri në gjashtë ngjyra të ndryshme gjatë dekadës së fundit, dy ngjyrat me popullaritet të madh ishin ajo kafe me 28% dhe bjonde me 17%. Ndërkohë, 15% e tyre pëlqejnë që ngjyra e flokëve të jetë me një përzierje të ngjyrës kafe dhe bjonde.

Studim/Rregullimi dhe trajtimi i flokëve rrit vetëbesimin!

Dhe për ato që janë pak më të guximshme, e kuqja, argjendi, vjollca, madje edhe stili shumëngjyrësh, u shfaq ndër 10 nuancat që do të zgjidhnin gratë për flokët e tyre. Sipas studimit, doli se 24% e këtyre grave ndihen të entuziazmuara për ndryshimin e flokëve me një të katërtën që ndjehen gjithmonë të lumtura kur vjen koha për ta bërë këtë. Hulumtimi u krye nga marka e kujdesit të flokëve, OGX.

Ndërkaq, një ekspert i flokëve dhe skalpit ka dhënë një paralajmërim për furçat masazhuese të kokës të cilat janë bërë virale në rrjet. Informacioni u nda nga marka ikonë e kujdesit të flokëve “Philip Kingsley” në TikTok, të cilët kanë klinika me bazë si në qytetin e New Yorkut ashtu edhe në Londër.

Studim/Rregullimi dhe trajtimi i flokëve rrit vetëbesimin!

Glenn Lyons, Drejtor Klinik i Klinikës Trikologjike Philip Kingsley në Londër, shpjegoi se njerëzit duhet të përdorin me kujdes furçat e skalpit që janë bërë virale, pasi mund të jenë të dëmshme për flokët nëse përdoren në mënyrë të gabuar. “Kërkimet e fundit sugjerojnë se masazhi i kokës ndihmon në përmirësimin e furnizimit me gjak dhe marrjen e lëndëve ushqyese në gjëndrën e flokëve. Megjithatë, efeket janë minimale”,-tha ai.

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

5 muaj luftë në mes Izraelit dhe Hamasit, ky është premtimi i Netanyahut për ushtarët
lexo artikullin