logo
SPAK kërkon kthimin në burg të Malltezit, Gjykata e Lartë vendos sot

SPAK kërkon kthimin në burg të Malltezit, Gjykata e Lartë vendos sot

5 Mars, 2024
9:45

SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit, në hetim për procedimin penal të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Në Gjykatën e Lartë sot do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, që kundërshton masën “arrest shtëpie” dhe kërkon ndryshimin e masës në “arrest në burg”.

Ndërkohë, po sot në Gjykatën e Lartë shqyrtohet edhe kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar heqjen e masave “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Kur është bërë ankimi, ndaj Berishës ishin në fuqi këto masa. Gjykata e Posaçme, një ditë më parë, shtyu për më 8 mars seancën për heqjen e masës “arrest në shtëpi” për Berishën.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat e SPAK ndaj tyre dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Burimi: boldnews.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

GJKKO vendos sot për Fredi Belerin
lexo artikullin