logo
SPAK kërkon 2.6 vite burg, mbahet sot seanca për Belerin në GJKKO! Greqia sulmon gjyqtaren Irena Gjoka

SPAK kërkon 2.6 vite burg, mbahet sot seanca për Belerin në GJKKO! Greqia sulmon gjyqtaren Irena Gjoka

5 Mars, 2024
11:40

Në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbahet këtë të martë seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, që akuzohet për blerje votash.

Seanca pritet të nisë në orën 13:00.

Për Belerin, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg. Ndërsa për të pandehurin tjetër, Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, është vënë vazhdimisht në qendër të sulmeve nga ish-kryeministrin Sali Berisha, së fundi edhe nga mediat greke, teksa Greqia e quan të paligjshëm moslejimin e Belerit për t’u betuar.

Disa portale kanë shkruar se gjyqtarja Gjoka ka qenë dikur në Greqi me letra të parregullta. Një portal madje e ka cilësuar Gjokën, si vegël të qeverisë shqiptare! Ky është rasti se si një vend anëtar i BE-së i bën presion drejtësisë shqiptare. Presion që ka ardhur edhe përmes kërcënimeve për çështjen e Integrimit, ku Greqia ka vendosur veton ndaj Shqipërisë.

Beleri, i cili garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë votat.

Në dosjen hetimore, thuhet se hetimi ndaj Belerit dhe bashkëpunëtorëve të tij nisi me 8 maj, pasi u siguruan të dhëna se këta shtetas merrnin para nga kandidati Beleri dhe ua shpërndanin qytetarëve, që ata të votonin për kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Belerit merrte para nga kandidati dhe ua jepte personave të tretë që kishte rekrutuar me qëllim blerjen e votave.

 

Burimi: vovmagazine.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

Gjykata e Lartë vendos Trump në fletën e votimit në Kolorado
lexo artikullin