logo
Skemë e rrezikshme/ Fotografia që heshti ndërkombëtarët

Skemë e rrezikshme/ Fotografia që heshti ndërkombëtarët

12 Mars, 2024
17:09

Ditë më parë është publikuar një fotografi e terroristit Milan Radoiçic në një restorant me Marko Gjuricin, i cili ka përfunduar mandatin e tij si ambasador i Serbisë në SHBA dhe që aktualisht po pritet të bëhet kryeministër i Serbisë.

Përdoruesit e rrjetit social “X” që kanë publikuar fotografinë, ironizojnë me shtetin serb që “nuk shoqërohet me kriminelë e terroristë”

Më 29 shtator, Milan Radoiçic mori përgjegjësinë për organizimin e pjesëmarrjen në sulmin terrorist të 24 shtatorit pasi institucionet e Kosovës publikuan pamjet e grupit terrorist ku ishte edhe ai.

Ambasadori i Serbisë në Beograd pas publikimit të fotografisë ku shihet së bashku me Radoiçicin deklaroi se “më problem e kishte të takohej me politikanë shqiptarë që akuzohen për krime sesa me Radoiçicin”.

Duke e komentuar këtë situatë, profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Prof. Dr. Enver Bytyçi, tha se Gjurici në përgjigjen e tij për foton mund të thoshte se është takim i viteve të shkuara, madje e kohës kur ai hynte ferrave në Kosovë. Por ai nuk e tha një gjë të tillë. Përkundrazi, me krenari me atë takim, ai dukej sikur thoshte se “Radoiçic kishte mbrojtjen dhe mbështetjen e tij.

“Mos u habisni që në qeverinë në formim e sipër, Gjuriç mund të jetë kryeministër ose së paku ministër i Punëve të Jashtme. Kjo kategori politikanësh përkrahet gjithmonë në Serbi. Dhe këta janë më të rrezikshmit, sidomos për shqiptarët e në veçanti për Kosovën. Sepse janë të aftë të mbaj dy e më shumë kunguj në sqetull, të hiqen si pro-euro-amerikanë dhe të ruajnë lidhjet me Moskën” – ka theksuar Bytyçi

Sipas tij, Marko Gjuriç e ka inicuar vetë publikimin e fotos me Milan Radoiçiç.

“Gjuriç kërkon rolin e heroit, të njeriut “që nuk bën kompromise me shqiptarët, me Kosovën”, të njeriut që e mbron madje më shumë se Vuçici interesin serb në Kosovë. Nuk ka problem ambasadori i Serbisë në Uashington se si tingëllon ky veprim te diplomacia e vendit ku ai shërben. E gjithë loja e tij është të fitojë mbështetjen e serbëve. Dhe kjo mbështetje fitohet me fotografi me Radoiçiçin” – ka potencuar Enver Bytyçi

Burimi: ntv.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

AKB: Kosovarët po i lënë mesatarisht një milion euro në Selanik gjatë fundjavave
lexo artikullin