logo
Skandal në Mollas/ Mësuesja bullizon nxënësen me autizëm

Skandal në Mollas/ Mësuesja bullizon nxënësen me autizëm

24 Shkurt, 2024
14:48

Një rast tronditës bullizmi është zbuluar në një shkollë 9-vjeçare në Mollas.

Një e mitur me autizëm po pengohet nga mësuesja e saj kujdestare të marrë pjesë në mësim.

Rasti është investiguar më tej nga emisioni “Piranjat”. 9-vjeçarja ka një mësuese ndihmëse e cila është e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit mësimor, por vetëm për dy orë.

Kohë e pamjaftueshme, që e penalizon të miturën për orët e tjera të mësimit, në të cilat nuk pranohet, madje izolohet nga mësuesja kujdestare e klasës se tretë.

Shpesh herë në mungesë te mësueses ndihmëse, gjërat për të voglën vështirësohen, sepse mësuesja kujdestare nuk e konsideron aspak vajzën autike si pjesë të klasës.

‘Vajzën e çuam në shkollë, si çdo ditë, por kur shkuam për ta marrë pamë kuptuam se mësuesja e kishte nxjerrë jashtë klasës. Duke qenë në këto kushte, ajo kishte përfunduar në ambientet e tualetit’, shprehet Gazment Mëhalla, babai i vajzës.

Dy prindërit e saj kanë shkuar në drejtorinë e shkollës, të cilët premtuan se gjërat do të rregullohen, por në momentin që ka tentuar të integrojë vajzën në klasë, mësuesja jo vetëm që nuk e ka pranuar gabimin e bërë, por ka refuzuar që vajza autike të rikthehet në klasë.

Drejtoria nuk mori asnjë masë. Babai detyrohet që këtë herë të trokasë tek drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore të Cërrikut, e cila mendoi ta zgjidhte në mënyrën më të thjeshtë problemin, duke i thirrur në zyrë të gjithë personat e përfshirë në këtë histori aspak për t’u krenuar.

Mes tyre edhe Dhuratën, mësuesen problematike e cila po detyronte një fëmije autik të braktiste shkollën. E habitshme është fakti sesi mësuesja moskokëçarëse nuk ju bind as autoriteteve arsimore.

Kanë kaluar më shumë se dy vite nga nisja e kësaj historie, por situata për vajzën mbetet e njëjtë. Ajo vazhdon të mospranohet në procesin mësimor nga një mësuese e vetme, që përdor autoritetin e saj kundër një fëmije autik.

Burimi: iconstyle.al

Na ndiqni në faqen tonë në Facebook Lajme Shqip

U vra dhe gropos nga tre fëmijët rreth dy javë më parë, si ndodhi ngjarja në Durrës
lexo artikullin