Shqipëria organizoji një “samit paqeje” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ditën e nesërme , kryeqyteti shqiptar pret një samit rajonal Ballkan-Bashkimi Evropian. Dy javë më parë, më 15 shkurt, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Tiranën, ku nuk mungoi përshëndetja për “rëndësinë strategjike” të Shqipërisë dhe “bashkëpunimin e shkëlqyer” që vendi i vogël ruan me Shtetet e Bashkuara.